Daut Haradinaj ka një porosi për Hashim Thaçin, “Hashim mos e harro..”!


Deputeti i AAK-së, njëherësh vëllai i Ramush Hardinajt, Dauti ka reaguar rreth vizitës së paparalajmëruar të presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në Amerikë.

Haradinaj, në një postim në Facebook ka theksuar se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur u ishte ftuar Ramushi në rigjykim në Hagë, kishte shkuar në Amerikë.

Daut Haradinaj ia ka kujtuar Thaçit edhe darkën e “13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?”

LEXO EDHE ==>  Dokumenti i WikiLeaks: Hillary Clinton është krijuesja e ISIS-it

Lexojeni të plotë postimin e Daut Haradinajt:

“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.
A mos po na thotë diçka prap?
Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?
Çka të duash bëj, por e vërteta ëshë e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. DH” (sic.), ka shkruara Haradinaj. /Telegrafi

LEXO EDHE ==>  Noizy nis të qajë: Kurrë nuk jam ndier kështu

Close