E dinte se do të vdiste sapo të lindte, por nëna merr një vendim… (FOTO+16)


Loading...

Një nënë ka treguar historinë e saj të dhimbshme, kur ka vendosur që të vazhdojë shtatzëninë e të sjellë në jetë vajzën e saj edhe pse i thanë se ajo ishte e “papajtueshme me jetën”.

34-vjeçarja Abbey Ahern nga Oklahoma, u trishtua kur i thanë se vajza e saj 19-javëshe kishte një sëmundje që nuk do ta lejonte që të jetonte përtej disa orëve, pasi të lindte.

Por pavarësisht kësaj, nëna vendosi që të vazhdonte shtatzëninë dhe të sjellë në jetë vogëlushen, edhe pse kjo ishte gjëja më e vështirë.

Kur Annie erdhi në jetë, familja ka kaluar me të vetëm 14 orë e 58 minuta, më pas ajo ndërroi jetë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, sëmundja që kishte vogëlushja, domethënë një tru të pazhvilluar dhe kafkë jo të plotë, prek rreth 1 në 1000 shtatzëni, shumica e të cilave rezultojnë në dështim.

LEXO EDHE ==>  Fotografi të pabesueshme nga lindja e një nëne zëvendësuese, një histori që do ju prekë zemrën

Ky institut ka shtuar se rreth 1 në 10 000 foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lindur me këtë sëmundje. Lidhur me historinë e vogëlushes, prindërit e saj vendosën që ta sillnin në jetë që të kalonin pak çaste me të.

Ata dëshironin ta dëgjonin teksa merrte frymë, qoftë edhe për pak sekonda, të ndjenin aromën e saj dhe më pas, organet e saj t’i dhuronin për fëmijët që kishin nevojë.

LEXO EDHE ==>  Pas 4 vitesh martesë tradhtova burrin me shokun e vjetër dhe dua të ndahem por…

“Të mbaja në krahë vajzën time të vogël, kur e dija se do të ndërronte jetë, ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Për ne, edhe pse e kishim zemrën e thyer, arritëm që të shihnim shumë bukuri në vajzën tonë”, ka thënë 34-vjeçarja.

Ndërsa lidhur me vendimin për të dhuruar organet e vogëlushes, ajo është shprehur: “Procesi i dhurimit të organeve të Annie-s ishte shumë shëruese për mua, duke e ditur se e vogla ime ka shpëtuar jetën e fëmijëve të tjerë”.

loading...
Instant Lajme