A është mirë për lidhjen SEKSI I TEPËRT?


Loading...

Hulumtimi i ri tregon se seksi i tepërt bën të kënaqeni më pak. Në këtë studim, çiftet e martuara të cilët kishin bërë seks të paktën një herë në muaj, por assesi më shumë se tri herë në javë, ishin ndarë në dy grupe.

Njërit grup i ishte kërkuar ta dyfishojnë shpeshtësinë e seksit, përderisa grupi tjetër duhej të qëndronte me të njëjtin ritëm, transmeton Telegrafi.

Pas tre muajve, çiftet e grupit të parë – të cilët janë dashur të bëjnë seks më shpesh – kanë raportuar për më pak dëshirë për seks sesa në fillim të eksperimentit.

LEXO EDHE ==>  Kujdes meshkuj, kjo pozitë në seks është shumë e rrezikshme

Arsyeja për këtë ka kuptim: t’ju thotë dikush se kur duhet të bëni seks, nuk është diçka që sjell kënaqësi. Duke marrë parasysh se çiftet është dashur t’i përmbahen një rutine të caktuar të seksit, ai presion ua ka hequr kënaqësinë, shpjegon bashkautorja e këtij studimi, George Leowensteinm.

Pra, nëse ju dhe partneri bëni seks shumë shpesh sepse dëshironi të dy, atëherë normalisht që duhet të vazhdoni me këtë ritëm. Por, nuk ka rëndësi nëse numri juaj magjik është më i vogël sesa i çifteve tjera, thotë ajo.

Për ta sjell jetën seksual në nivel tjetër, duhet të harroni kuantitetin dhe të përqendroheni në kualitet. Qëndroni të hapur me njëri-tjetrin dhe trajtojeni partnerin si person, e jo si yll pornografik – përveç nëse preferoni të dy kështu.

loading...
Instant Lajme