Halli i 28-vjeçarit shqiptar: Mbaroj për dashnoren time, por nuk i them dot që jam i martuar


Ai thotë që është një djalë, por ne po e quajmë një burrë të martuar, i cili e ka kuptuar se kush është problemi i tij dhe ndoshta po kërkon ndihmë përpara se të jetë shumë vonë.

28-vjeçari shprehet se është prej 7 vitesh i martuar dhe se prej 3 muajsh është në një lidhje me një femër 22-vjeçare, por që ajo nuk e di për lidhjen e tij të dyfishtë.

Sipas 28-vjeçarit, bashkëshortja e tij 24-vjeçare është shumë e dashuruar me të dhe gjërat mes tyre shkojnë shumë mirë, por i pëlqen edhe marrëdhënie me vajzën e re, me të cilën thotë se ka rënë në dashuri dhe që nuk do t’i tregojë të vërtetën për të mos i thyer zemrën.

Me pak fjalë, ky shqiptar është i dashuruar me dy femra në të njëjtën kohë dhe nuk di se kë të mbajë e kë të lejë. Ai tregon se gjithmonë ka qenë tip donzhuani, me femrat që linin kokën pas tij, por që këtë herë është ndryshe dhe se vetë e di që është duke vepruar në mënyrë të gabuar. 28-vjeçari nuk ka preferuar të tregojë se nga cili qytet i Shqipërisë është, por ka dhënë detaje të tjera në lidhje me situatën në të cilën ndodhet.

LEXO EDHE ==>  Më 14 nëntor do të shihni një hënë më të madhe e më ndriçuese

Jam një djalë nga një qytet i Shqipërisë. Kam 7 vjet i martuar, por para 3 muajsh jam lidhur me një vajzë nga një qytet tjetër nga ku jetoj unë. Me vajzën që jam martuar shkojmë mirë, e madje ajo më do më shumë se sa unë atë, por unë jam mësuar paksa ndryshe. Edhe para se të martohesha kam qenë tip i rrethuar me shumë femra, por që s’krijoja kurrë lidhje dhe mbase ky problem më ka bërë pak njeri disi të ftohtë.

Problemi ishte se vajzat që krijoja marrëdhënie seksuale më dashuronin marrëzisht, mirëpo unë veç për pak kohë i mbaja dhe njihja të tjera. Kështu isha mësuar por tani fillova prapë të njëjtat gjëra dhe vajza që jam lidhur më do shumë, por unë s’i kam treguar që jam i martuar sepse s’dua ta lëndoj. Ajo është një femër shumë e bukur dhe unë kam rënë në dashuri me të. Asaj i janë lutur djem më të pashëm se unë dhe ajo ka refuzuar. Unë jam njeriu i parë që dashuron për herë të parë dhe lidhja e parë për të, por unë ndiem fajtor dhe s’dua ta lëndoj aspak sepse s’e meriton. Gjithashtu as gruan s’dua ta lë sepse më do me shpirt dhe unë e dua. Shpesh herë rri vetëm.

Jam bërë me ankth. S’di si ti jap fund kësaj lidhje pa shkuar gjërat më thellë e tu shkatërroj jetën të dyjave. Më mirë mos të kisha lindur sepse kam bërë shumë vajza të më duan, por unë jam problemi që s’dashuroj dot asnjë seriozisht si ato mua. E di që shumë djem apo vajza do më kritikojnë apo s’do më besojnë, por unë s’jam ndonjë djalë i pashëm, veçse kam një romanticitet që është shumë aktoresk si nëpër filma romamtikë dhe bëj vajzat të enden pas meje, por kjo s’është e drejtë, sepse po kuptoj që po gaboj shumë dhe dua tu largohem këtyre gjërave sepse kam filluar të urrej veten nga gabimet e shëmtuara që bëj.

Këtë s’e tregova as për mburrje e as për krenari thjesht kërkoj një mendim sepse mes atyre që shajnë e kritikojnë ka nga ata djem e goca që të kuptojnë e të japin një këshillë si duhet. Unë jam 28 vjeç, gruaja 24 dhe e dashura 22”.

LEXO EDHE ==>  Prekëse: Hipopotami i vogël ndeshet me luanin për të shpëtuar nënën e sëmurë (VIDEO)
Close