Hani 7 arra dhe prisni 4 orë – Ja çfarë do të ju ndodhë?

loading...

Nuk është çudi që arrat janë ndër pemët më të respektuara në popull. Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se arrat janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të zemrës.

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega­3; omega­6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj.

Si e “mbrojnë” arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%. Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

LEXO EDHE ==>  Keni siklet në fyt, ndryshime në zë, rënie flokësh, probleme me lëkurën etj? Ja çfarë problemi tregojnë këto simptoma

Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë. Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.

LEXO EDHE ==>  Receta natyrale që ju mbron nga kanceri i mushkërive

Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen.

loading...
Instant Lajme