Histori prekëse: Si përfundoi i pastrehë kuzhinieri shqiptar (Video)

loading...

Irakli Karaj (60) është durrsak i vjetër dhe i njeh mirë të gjithë bashkëqytetarët e tij. Fati është treguar më shumë se mizor në moshë të pleqërisë me të. Karaj është braktisur nga familjarët, është i divorcuar, ndërsa një vit më parë pat humbur vendin e punës si kuzhinier.

Ai është njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet. I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta atë e shpëtoi policia, e cila erdhi dhe e mori nga stolat e stacionit të autobusit dhe e dërgoi në spital.

LEXO EDHE ==>  Bëni SEKS para se të dilni me partnerin! Kjo do t’jua përmirësojë tërë natën

60 vjeçari u strehua në spital gjatë natës, ndërsa tregon edhe takimin e tij të fundit me Benin, endacakun 38-vjeçar nga Durrësi, viktimën e parë nga i ftohti polar i këtyre ditëve.

“Atë ditë që vdiq erdhi e më dha një mijë lekë Beni i shkretë. Nuk do ta harroj kurrë se e kishte shpirtin të mirë”, thotë Karaj.

Durrsaku Karaj ka një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve që si ai që nuk kanë asnjë mbështetje.

“Jam rritur me Vangjush Dakon, e kam pas komshi. Por nuk na përfill fare…”, mbyll rrëfimin e tij Karaj.

LEXO EDHE ==>  Ndahet nga nusja për arsye banale, dy orë pasi ishte martuar

Zyrtarisht në polici pohuan se të gjithë endacakët policia nuk i lë të flejnë rrugëve dhe ia dorëzon bashkisë, që në këtë rast është spitali rajonal Durrës.

Deri tani, bashkia e Durrësit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë. /durreslajm/

loading...
Instant Lajme