HISTORIA/ “JAM LIDHUR ME NJË VAJZË DHE BËJ SEKS ME ISH-TË DASHURIN, A JAM MË LESBIKE?!”


Loading...

Një vajzë e re u nda nga i dashuri dhe u lidh me një femër…por nuk është kjo më e keqja.
Pas një viti lidhjeje me të dashurën ajo takon ish-të dashurin dhe përfundon duke bërë seks me të. Tashmë është në një dilemë pasi nuk di kë të zgjedhë: të dashurën apo ish-të dashurin.
Për këtë ‘hall’ ajo i ka kërkuar ndihmë psikologes së ‘The Sun” duke i treguar me detaje historinë e saj.
Letra e vajzës
“Jam një vajzë dhe jam lidhur për herë të parë me një vajzë.. ajo është shpirti im binjak. Por kam filluar të takohem me ish-të dashurin tim dhe kemi filluar sërish të bëjmë seks. Nuk e di nëse jam më lesbike apo jo?!
Unë jam 26 dhe e dashura ime është 24 vjeçe dhe e kam njohur atë para një viti në një ishull të Kretës. Nuk kisha qenë asnjëherë më parë e lidhur me një femër por ajo më tërhoqi shumë. Kemi kaluar një vit të mrekullueshëm së bashku, kemi shëtitur botën dhe kemi zbuluar dashurinë tonë. Gjithashtu jeta jonë seksuale është fantastike.
Tani që jemi kthyer në Londër ajo më propozoi që të jetonim bashkë dhe unë nuk e mendova dy herë dhe morëm një apartament me qira. Ndihem shumë mirë me të.
Por një ditë më erdhi një mesazh nga një numër i panjohur: “Të mendoj çdo ditë. Po ti mua?!”
E kuptova menjëherë që ishte ish-i dashuri im…dhe përgjigjja ishte: “Po edhe unë të mendoj gjithmonë”.
U takuam dhe më pas shkuam në shtëpinë e tij dhe bëmë seks. Çdo gjë ishte magjike. Vazhdoj ta dua të dashurën time por nuk shkëputem dot as nga ish-i im. Ai është 25-vjeç dhe më thotë se më do shumë dhe dëshiron që të krijojmë një familje ashtu siç i kishim më parë planet.
Ai e di që unë jetoj me një vajzë por më thotë që është vetëm një periudhë kalimtare dhe se është i sigurt që unë nuk jam lesbike. E dashura ime është personi më i mirë që kam njohur ndonjëherë dhe ndihem shumë në faj që po e tradhtoj atë.
Ndërkohë që nga ana tjetër nuk mund të shkëputem nga ish-i dashuri…edhe ai më tha që ka filluar të dalë me vajza të tjera dhe kjo në fakt më bëri të ndihem keq…të gjithë miqtë e mi kanë filluar të rregullojnë jetën e tyre dhe të krijojnë një familje…më duket se të njëjtën gjë dua edhe unë”.
Përgjigjja e psikologes
“Ti je e dashuruar me të dashurën por nuk i reziston dot të bërit seks me ish-të dashurin…ndoshta ndihesh nën presion dhe e tensionuar për të krijuar një familje, por t’i nuk je e sigurt se më kë do të jesh kështu që nuk është momenti i duhur.
Pyet veten nëse dashuria jote për të dashurën është aq e fortë sa në fillesat tuaja. Ndoshta kjo lidhje ose edhe lidhja me ndonjë vajzë tjetër nuk është për ty, por kjo nuk do të thotë që është ish-i dashuri i duhuri.

LEXO EDHE ==>  Vajza, ky është testi që duhet ti bëni çdo mashkulli
loading...
Instant Lajme