Historia në Tiranë, burri ndahet nga gruaja, por nis dhe i ngacmon motrën


Loading...

Një burrë në moshë është shpallur në kërkim nga policia sepse dyshohet se ka ngacmuar dhe përndjekur për disa ditë një grua shumë vite më të re se ai.
Burime nga Policia Tiranës thanë se është duke u bërë kërkimi i 59-vjeçarit me inicialet G. A., sepse në rrugën e Durrësit dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar një vajzë të re.
Vajza me inicialet B. Rr., pretendon se ish-kunati e ka ndjekur atë në Rrugën e Durrësit. 59-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, e tani duket se i kishte shkuar në mendje për motrën e saj.
Por e reja ka vënë re se ish-kunati i ishte vënë pas, ajo është paraqitur në polici duke bërë denoncim për ish-bashkëshortin e motrës
Pas denoncimit të marrë, policia tha se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa po kërkonte 59-vjeçari nga Tirana.

LEXO EDHE ==>  Humbi 63 kg për t’u dukur mirë në fotot e dasmës (Foto)
loading...
Instant Lajme