Ja çfarë i ndodh organit tuaj gjenital përderisa plakeni


Mosha është një mësues mizor. Nga njëra anë, ajo gjoja se vjen me urtësi, duke iu bërë që të ndjeheni më të rehatshëm në lëkurën tuaj dhe duke ju çliruar nga djersitja e ‘gjërave të vogla’.

Pastaj përsëri, mosha nuk festohet në zonat ku elasticiteti i lëkurës dhe shkëlqimi rinor vlen shumë.

Nuk janë vetëm thinjat në flokë, humbja e flokëve, dhimbjet dhe rrudhat që duhet të brengoseni ndërsa plakeni.

Për gjysmën e popullsisë botërore, edhe penisi shfaq efektet e tij kur kalojnë vitet.

Penisi juaj do të plaket, dhe ja si ndodh kjo.

Duke folur për Men’s Health, urologu Brian Steixner ka treguar se çfarë i ndodh penisit tuaj përderisa plakeni:

LEXO EDHE ==>  E lindi beben në gjendje të dehur, kur mjekët e panë foshnjën u shokuan…

1.     Do të tkurret përgjithmonë

Kjo për shkak të qelizave të cilat zëvendësohen me fibra jo elastik të quajtur kolagjen, që shkaktojnë një efekt të përhershëm të zvogëlimit.

2.     Do të lakohet

Me moshën vjen edhe lakimi. Dhe për këtë nuk keni faj ju dhe nuk keni çfarë të bëni. Kjo ndodh për shkak se indet grumbullohen përgjatë gjatësisë së penisit tuaj.

3.     Do të ulet më shumë

Penisi juaj do të ulet më shumë me kalimin e viteve, kjo për shkak të humbjes së masës muskulore.

LEXO EDHE ==>  Sekreti për një seks të mirë në marrëdhënie

4.     Mund të ketë probleme të “performancës”

Mosfunksionimi erektil mund të ndodh në çdo moshë, dhe me 30 milionë meshkuj që preken në mbarë botën, ky nuk është një problem i pazakontë. Steixner thotë: “Të kesh këtë mosfunksionim është sikur penisi të pësojë sulm në zemër”.

5.     Dhe për çfarë duhet të jenë të vëmendshëm meshkujt

Në fund, meshkujt duhet të kontrollojnë penisin për shenja të kancerit testikular dhe të prostatës, sidomos përderisa plaken – por edhe kanceri i lëkurës është rrezik gjithashtu.

Close