Ja sa shpesh duhet të urinoni për të qenë të shëndetshëm

3018514-inline-750-urine-780x439
loading...

Shpeshtësia e urinimit është indikator që tregon se sa i hidratuar është trupi. Qoftë nëse urinoni shumë rrallë apo shumë më shpesh se tjerët, është e rëndësishme të dini se sa shpesh duhet të urinoni brenda një dite.

Normalisht që nuk ka ndonjë numër specifik, mirëpo çfarëdo numri që të jetë mund të tregoj shumë për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Dr. Neil Grafstein i është përgjigjur disa pyetjeve thelbësore për urinimin.

Sa shpesh duhet të urinojmë?

Siç e cekem edhe më lart, nuk ka ndonjë numër definitiv se sa herë duhet të urinojmë, mirëpo mesatarisht njerëzit urinojnë të paktën katër herë në ditë, ndërsa maksimumi shtatë herë në ditë.

Nëse urinoni më shpesh se shtatë herë, mos krijoni panik ende…

LEXO EDHE ==>  Ushqim dhe ilaç: Të gjitha efektet shëruese të lakrës turshi

Ka shumë faktorë që ndikojnë në shpeshtësinë e urinimit, përfshirë hidratimin.

P.sh., nëse konsumoni shumë ujë, do të urinoni më shpesh. Rrjedhimisht, nëse pini alkool apo kafe do të shkoni në tualet më shumë.

A ekziston diçka e tillë si urinimi shumë i shpeshtë?

Fatkeqësisht, po! Nëse urinoni 11 herë në ditë ose më shumë pasi të keni konsumuar dy litra lëngje, kjo do të thotë se keni problem me shpeshtësinë e urinimit. Kjo mund të jetë si pasojë e aktivitetit të lartë të fshikëz, e që rezulton në nevojën të urinoni më shpesh.

Mirëpo, për këtë problem Dr. Grafstein thotë se mund ta zgjidhim duke e ushtruar fshikëzën tonë.

LEXO EDHE ==>  Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të QEPËS!

Fakte tjera për urinimin:

– Mbajtja e urinës nuk është e keqe për shëndetin, përveç kur fillon t’ju sjell dhimbje

– Sidoqoftë, nëse krijoni shprehi ta mbani urinën për kohë të gjatë kjo do t’ju rrit rreziqet për infeksione në fshikëz.

– Urina normale dhe e shëndetshme mban ngjyrën të verdhë transparente

– Disa ushqime bëjnë që urina juaj të ndryshoj ngjyrë, si raveni që e bën të merr ngjyrë kafe apo të zezë. Gjithashtu ngrënia e manaferrave e bën urinën të merr ngjyrë rozë.

– Urina është 95 për qind ujë.

loading...