Kërcënimi Serbi: Prishtina e di fuqinë tonë (VIDEO)


Dushkajën që është simbol i Krishtlindjeve Ortodokse, Presidenti i Serbisë të premten e vendosi në Zyrat e tij.

Një ceremoni të tillë Tomislav Nikoliq, e kishte planifikuar tash e disa ditë ta bënte në Shtërpcë të Kosovës, por se shteti të cilin ai e quan Krahinë serbe, ia ndaloi ardhjen.

E kjo e bënë Nikoliqin, që të tregohet i padurueshëm.

LEXO EDHE ==>  VIDEO E RRALLE – Kriminelet serbe filmojne femrat e perdhunuara shqiptare!!! (1999 Kosove) Nese je i dobet mos e shiko .

“Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës Pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E  pikërisht kjo  pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtynë ata që të përlahen me ne”, pohoi Nikoliq.

Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste  më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.

LEXO EDHE ==>  Erdogan këshillon studentin shqiptar: Mbaroje shkollën këtu dhe kthehu e kontribuo në vendin tënd

“Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumë kush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë”.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

Close