Ku shkon shpirti ynë kur ëndërrojmë? Ky sekret nga lashtësia do t’ju drithërojë


Loading...

Ëndrrat duket sikur thonë gjëra që nuk kemi guxim t’ia shprehim as vetes. Vende, njerëz, objekte, ndërthuren në një mënyrë të pakuptueshme, që zgjuar s’do ta kishim përfytyruar kurrë. Ndonjëherë na bëhet sikur këtë “mbi-realitet” e kemi njohur dikur.

Banorët e lashtë të Amerikës u kërkonin fëmijëve t’i mbanin mend sa më shumë ëndrrat që shihnin, sepse besonin se një pjesë e shpirtit largohet nga trupi kur ne ëndërrojmë.

Sipas tyre çdo njeri ka tre shpirtra; i pari është shpirti i egos, që na jep frymën; i dyti është shpirti i trupit, që i jep organizmit energji kur jemi zgjuar ndërsa tjetri, shpirti i lirë.

Shpirti i lirë, thonin ata, largohet nga trupi kur ne ëndërrojmë. Kjo pjesë e shpirtit është e aftë të udhëtojë në dimensione të tjera, kurse dy të tjerët qëndrojnë në trup.

LEXO EDHE ==>  Ja çfarë kanë frikë vajzat e virgjëra kur bëjnë seks për herë të parë

Amerikanët vendas besonin se nuk ëndërron trupi, mendja jonë; është shpirti i lirë ai që shkëputet në një realitet krejt tjetër, ku takon shpirtra të tjerë njerëzish dhe gjallesash të tjera.

Sipas këtij besimi ekzistojnë paralelisht edhe dimensione të tjera, të cilat komunikojnë me ne përmes ëndrrave. Shpirti i lirë përpiqet që përmes ëndrrës, të na paralajmërojë, këshillojë, tregojë për diçka që do të ndodhë apo ka ndodhur.

LEXO EDHE ==>  Seks në banjën e restorantit, por nuk e dinin se xhami ishte i tejdukshëm (Video)

Mendimi modern i shpjegon ëndrrat si mënyrë e trurit për të nxjerrë në sipërfaqe mendimet dhe kujtimet e pavetëdijes, çka në njëfarë mase takohet me besimin e amerikanëve të lashtë.

As psikologët nuk kanë mundur ta përkufizojnë përfundimisht çfarë është mendja, ndaj të tillë si Gustav Jung ndërthurin psikologjinë me shpirtëroren.

Sido që të jetë, ëndrrat na shfaqin një dimension të panjohur të vetes sonë, pavarësisht si e quajmë atë: “ndërgjegje” apo “shpirt”.

Pra, shpirti ynë, është më i mrekullueshëm se ç’mund ta përfytyrojmë.

Burimi: Higher Perspectives

loading...
Instant Lajme