Misteri i “princeshës” së Pablo Eskobarit, si duket sot vajza e kapos së drogës(FOTO)


Loading...

Juana Manuela Marroquin ishte vetëm 10 vjeç kur policia vrau babain e saj narkotrafikantin, Pablo Eskobar.

Për vajzën e Eskobarit dihet shumë pak. 22 vjet pas vrasjes së të atit është bërë publike vetëm një foto se si duket “princesha” e kapos.

Kur agjentët ekzekutuan liderin e kartelit të Medelinit, vajza u largua nga vendi së bashku me të ëmën dhe vëllain. Ata ndryshuan identitet. Familja e Eskobarit emigroi drej Argjentinës.

LEXO EDHE ==>  Durrsakja josh dhe fton 30-vjeçarin në shtëpinë e saj, por sapo hynë brenda burri i saj i kërkon para

E vetmja foto e saj, se si duket në moshën 32 vjeçare , është ajo ku ka dalë pranë vëllait dhe të ëmës.

E përkëdhelura e kapos më të fuqishëm në historinë e narkotrafikut, ka preferuar të mbajë një profil të ulët, madje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë intervistë.

Për vajzën e Eskobarit është shkruar  një libër nga autori  José Alejandro Castaño,  me titullin : Mbylli sytë , priceshë” (Cierra los ojos, princesa). Kjo ishte shprehja që i thoshte gjithmonë i ati.

LEXO EDHE ==>  Hoteli ku nata kushton 50 mijë euro (Video)

Thuhet se vajza e kapos jeton e fshehur dhe vuan  nga depresioni.  Që prej vitit 1993 nuk kishte asnjë sinjal prej saj. Pas publikimit të fotos me familjen, vajza ka humbur sërish gjurmët./ Gazeta Express/

loading...
Instant Lajme