Pastrimi i borës mund të çojë në infarkt – ruajeni zemrën tuaj

b-780x439

Temperaturat e ulëta shtojnë presionin në zemër, ndërkaq mundimet e mëdha fizike mund të përkeqësojnë ngarkesën e saj dhe të shkaktojnë sulm në zemër.

Bëhuni të kujdesshëm me aktivitetet në mot të ftohtë, transmeton Telegrafi.

I ftohti në kombinim me mundimet fizike, sëmundjet e fshehura dhe moshën shkakton stres të madh për zemrën.

Prandaj, në mot të ftohtë jini të kujdesshëm me aktivitetet e rënda siç është pastrimi i borës.

Në të vërtetë, temperaturat e ulëta shtojnë presonin në zemër, ndërkaq mundimi i madh fizik mund të përkeqësojë ngarkesën dhe të shkaktojë sulm në zemër.

Shkaktarët e sulmit në zemër mund të jenë presioni i lartë i gjakut dhe sheqeri.

LEXO EDHE ==>  8 ushqime që heqin rrudhat

Rregullisht kontrolloni presionin, kontrolloni dhe shëroni të gjitha sëmundjet kronike, gjë që nënkupton edhe marrjen me rregull të ilaçeve.

Edhe shqetësimi, stresi dhe hidhërimi mund të jenë iniciatorë të sulmit në zemër, andaj përpiquni t’i mbani nën kontroll.

Pacientët të cilët e kanë përshkruar gjendjen e tyre shpirtërore si “zemërakë” rrezikojnë pothuajse pesë herë më shumë të pësojnë sulm në zemër dy orë pas shfaqjes së zemërimit.

Shtrëngim i duarve

LEXO EDHE ==>  Dieta “e akullt”, e cila ju sjell në formën ideale për 6 javë

Forca e shtrëngimit është tregues e rrezikut nga sulmi në zemër, sipas një studimi të publikuar në revistën The Lancet.

Është konstatuar që shtrëngimi i dobët tregon rrezikun më të lartë nga vdekja kardiovaskulare për 17 për qind, ndërkaq rreziku nga sulmi në zemër është më i madh për 7 për qind.