Tha se e përdhunoi babai, 17-vjeçarja nga Vlora habit me dëshminë e re

loading...

Ishte një nga ngjarjet që tronditi opinionin publik pak muaj më parë, ku një 17-vjeçare nga Vlora tha se ishte përdhunuar nga babai i saj, i cili e kishte lënë edhe shtatzënë.

Adoleshentja ishte detyruar që të abortonte në muajin e 6, pasi fetusi ishte me deformime, por sot kjo vajzë ka ndryshuar dëshminë.

Vajza me inicialet Xh.Ç deklaroi para hetuesve të çështjes se e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babain e saj.

LEXO EDHE ==>  I lind fëmija me 4 këmbë, nëna: Është dhuratë nga Zoti

“Po shkoja me vëllanë e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha hajde me mua. Jo, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçër në ballë. Nuk ja di emrin”, theksoi ajo, shkruan BalkanWeb.

Pas denoncimit të së bijës V.Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN­së kryer ndaj fetusit. Por 17­-vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj, dhe druhet daljes së tij nga burgu, pasi ka frikë se do ta përzërë nga shtëpia.

LEXO EDHE ==>  Prekëse, ja çfarë bën mësuesi për nxënësin e tij me kancer (Foto)

“Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dalë do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri”, tha ajo.

loading...
Instant Lajme