Zbulim i tmerrshëm: Ky është shkaku i vërtetë që KANCERI përhapet nëpër trup!

kan_1483338210-5112157

Tashmë një kohë të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup.

Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.

Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre, transmeton Telegrafi.

– Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte e efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë janë ata janë nën stres të madh.

LEXO EDHE ==>  Nëna e shokuar që lindi djalë, katër kontrolle në dy shtete i kishin thënë se është vajzë (Foto)

Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen – thotë për ABC News Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi.

Siç u konstatua, fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.

– Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit – thotë dr. Sloun.

LEXO EDHE ==>  MOS PINI ILAÇE KUNDËR DHIMBJEVE: Limoni dhe kafja mund t’ju ndihmojnë

Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.

– Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë – thotë ajo.